Ora News – Nuk ka plazh në fundjavë, ulen temperaturat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo fundjavë nuk do të jetë e papërshtatshme për të shkuar në bregdet, pasi do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje shiu. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, moti i paqëndrueshëm; paradite me kthjellime dhe pasdite me shi do të jetë deri të enjten e javës që vjen.
Kjo fundjavë nuk do të jetë kohë për të shkuar në bregdet. Masa e ftohta nga Italia e Veriut do të transferohen në vendin tonë duke ulur temperaturat dhe duke sjellë një mot të paqëndrueshëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, pjesa e parë e ditës do të jetë me diell, por kjo do të zgjasë pak pasi vendi do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, kryesisht në zonat malore.
Ndërsa e diela do të jetë me reshje shiu, ulje të temperaturave me 4 gradë nga 25 gradë temperatura maksimale zbret në 21 gradë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nuk-ka-plazh-ne-fundjave-ulen-temperaturat/

Recommended