BBC, kritika Macron per shtyrjen e negociatave

  • 5 years ago
?Shpërfillja europiane po ushqen zhgënjimin e Ballkanit?

?Shpërfillja europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po ushqen zhgënjimin e Ballkanit ndaj Bashkimit Europian?.

Është ky thelbi i një analize të publikuar nga BBC, ku flitet për vendimin e Këshillit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin.

Analiza shpreh kritika të forta për Presidentin francez Emannuel Macron, për të cilin shkruan se luajti rolin e kryeantagonistit.

Sipas BBC, Macron tha ?Jo? kur të gjithë liderët e tjerë të Bashkimit Europian ishin në favor të hapjes formale të negociatave për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipërisë i vuri fshesën.

Pritshmëritë ishin të larta për dy vendet, që i janë nënshtruar një procesi të thellë reformash, e veçanërisht për Maqedoninë e Veriut që kapërceu sfidën e vështirë të ndryshimit të emrit.

Shpërfillja europiane ishte një mesazh i zymtë edhe për Kosovën e Bosnjën, por edhe për Serbinë e Malin e Zi që prej vitesh i kanë hapur negociatat e anëtarësimit.

BBC thotë se pasojat e këtij vendimi po ndjehen me ftesën që Rusia i bëri Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për t?u anëtarësuar në unionin ekonomik Euroaziatik, ku bëjnë pjesë vende ish-sovjetike e të bllokut lindor të periudhës së luftës së ftohtë.

Tv Klan