Ankesa e Gruevskit për shtyrjen e dënimit, arriti në Gjykatën Penale
  • 5 years ago
Kërkesa për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ka arritur sot në Gjykatën Penale. Tani, gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve ka afat prej 3 ditëve që të vendos nëse ka bazë që Gruevski të mos shkojë në burg, ose më 8 nëntor vet të paraqitet në burgun e Shutkës. Por, nëse ankesa nuk i pranohet, atëherë ka të drejtë për ankesë tjetër pranë Këshillit Penal, i cili sërish ka afat prej 3 ditëve që të marrë vendim nëse Gruevski do të anulojë ose jo vuajtjen e dënimit me burg.
Recommended