Wake Up/ Studimi: Kompanitë shqiptare nuk i vlerësojnë punonjësit e kualifikuar

  • 5 years ago
?Nuk ka kuptim të punësosh njerëz të zgjuar dhe t?u tregosh atyre se çfarë duhet të bëjnë; ne punësojmë njerëz të zgjuar në mënyrë që ata të na tregojnë se çfarë të bëjmë?. Kështu deklaronte Steve Jobs, bashkëthemelues i Apple, i cili u bë edhe më i mirë si lider, pasi ai e kuptoi qartësisht vendin e tij në epokën e informacionit. Gjëja më e mirë që mund të bëjë një lider është që të mos jetë detyrimisht personi më i zgjuar në një dhomë. Thjesht të punësojë njerëz më inteligjentë dhe të bëjë mënjanë. Menaxhimi i punonjësve inteligjentë, të mirë paguar, megjithatë nuk është një detyrë e lehtë, duke qenë se pjesës më të madhe prej tyre nuk u pëlqen të komandohen.
?Deloitte Albania&Kosovo?, në një sondazh pikërisht mbi Trendet e Kapitalit Njerëzor në Shqipëri (pjesë e një sondazhi global), vëren ndër të tjera se kompanitë shqiptare ende janë shumë larg të qenit konkurrues në treg, edhe për shkak të mosvlerësimit aq sa duhet të punonjësve super të kualifikuar. Sa dinë pronarët dhe shefat shqiptarë të vlerësojnë inteligjentin në kompaninë e tyre? Sa dinë ta stimulojnë dhe mbajnë në punë atë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel