Wake Up/ Briken Calja: Nuk na i vlerësojnë medaljet, imazhi dopingut na ka dëmtuar

  • 5 years ago
Nga data 18 - 27 shtator në Pattaya të Tajlandës u zhvillua kampionati botëror i peshëngritjes, ku kuqezinjtë u prezantuan me katër sportistë, si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj. Në këtë përballje me kundërshtarët më të fortë të botës shtangisti Calja fitoi medaljen e bronztë dhe u rendit i pesti në botë (konkurim dygarësh) ku arriti të ngrinte lart 337 kg. Kujtojmë se ai garoi në kategorinë e peshave 73 kg. Me këtë paraqitje ai garantoi pjesëmarrjen për në Lojërat Olimpike Verore ?Tokio 2020?. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Brikeni ka marrë pjesë në Kupën Mesdhetare që u zhvillua në San Marino, ku mori 1 medalje argjendi dhe 2 bronzi. Por peshëngritësi shprehet se ndjehet pak i vlerësuar në opinionin publik. "Rastet e dopingut në peshëngritje kanë ndikuar në imazhin që ka krijuar publiku dhe mediet për peshëngritësit që marrin medalje. Shihemi me dyshim pas çdo medalje që marrim"- u shpreh peshëngritësi në Wake Up.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Recommended