Ora News - Buxheti ul borxhin, Ahmetaj: Pensionistët do të marrin bonusin e tyre në fundvit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investimet e parashikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm do të përqendrohen në rrugët ende të papërfunduara, ndërsa parashikohet rritja e pagave vetëm për disa kategori. Gjatë diskutimit në parlament, ku mungoi opozita, deputetët e mazhorancës nënvizuan se rritja ekonomike do të jetë 4.5 për qind në vitin 2019 dhe se do të ndiqen politikat e uljes së borxhit publik.

Sfida e buxhetit për vitin e ardhshëm mbetet ulja e borxhit dhe konsolidimi fiskal.

Përtej kësaj, qeveria parashikon rritje pagash për disa kategori si mjekët, ushtria apo punonjësit e burgjeve.

Kreu i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se edhe pensionistët do marrin shpërblim.

Arben Ahmetaj: Kollaj fare, buxheti i paketës sociale më të madhe në historikun e financave publike dhe të zhvillimeve ekonomiko-sociale nëpërmjet buxhetit gjatë gjithë viteve. Për çështje ditësh, pensionistët do të marrin bonusin nëpërmjet paketës së solidaritetit, bonusi i Vitit të Ri prej 50 mijë lekë të vjetra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/buxheti-ul-borxhin-ahmetaj-pensionistet-do-te-marrin-bonusin-e-tyre-ne-fundvit
Recommended