Getat festojne 60 vjetorin

  • 5 years ago
Të kuruara në detaje, me një koreografi magjike dhe të veshura me geta.


Mes shkëlqimit dhe sharmit të modeleve është përkujtuar 60 vjetori i getave, të konsideruara si armët e vërteta të joshjes femërore.

Ka qenë shfaqja e modës Calzedonia për sezonin Vjeshtë-Dimër që ka pasqyruar të gjithë sharmin e getave nga shkrimet e shkronjat e deri tek materialet metalike.

Getat kanë ndryshuar materialin, nga të leshta tek najloni e deri tek fibrat e reja natyrale, por kanë ruajtur ndër vite rolin si element i elegancës dhe joshjes. Mes dekadave kanë shoqëruar jo vetëm modën e emancipimit femëror, por edhe modën e viteve ?70.

Tv Klan