Grevistët festojnë/ Francë, sindikatat shpërblejnë me para protestuesit

  • 4 years ago
Sindikatat i shërbyen ushqime Krishtlindjesh grevistëve në Paris, për t?i motivuar ata të vazhdojnë grevat.


Por nga ana tjetër u dhanë edhe para për të kaluar këtë periudhë të vështirë për ra, sepse kur je në grevë, rroga ndërpritet. Pavarësisht këtij fakti, vullneti për grevë me sa duket po vazhdon të jetë i fortë: rreth 60 përqind e drejtuesve të lokomotivave e lanë punën në ditën e Krishtlindjes.

Rezultati është që edhe në ditën e 22-të të grevës, grevat penguan ndjeshëm transportin publik lokal dhe atë të distancave të gjata. Për ditët në vijim janë planifikuar veprime të tjera të grevistëve. Qeveria, nga ana tjetër, i përmbahet planit të saj për të prezantuar reformën e pensioneve në kabinet në 22 janar.

Në Paris, transporti publik në ditët e Krishtlindjes pothuajse u ndal plotësisht. Taksitë, shërbimet e automjeteve dhe sipërmarrjet e makinave me qira ishin të mbingarkuara nga kërkesat e shumta. Grevat janë drejtuar kundër projektit të reformës së Presidentit Emmanuel Macron, i cili synon të unifikojë sistemin e ndërlikuar me 42 skema të ndryshme pensioni dhe të zvogëlojë deficitin prej miliardash në fondet e pensioneve.

Rritja faktike e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç në të ardhmen është një prej pikave të planit që ka ngjallur më shumë pakënaqësi. Greva organizohet kryesisht nga sindikatat e hekurudhave, megjithatë në të po marrin pjesë edhe sektorë dhe institucione të tjera.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#Greva#TopChannel