Ora News - PD: Qeveria dështoi me arkëtimin e taksave

  • 5 years ago
#rtvora
Partia Demokratike thotë se Qeveria ka dështuar me arkëtimin e taksave në muajin gusht, edhe pas arbitraritetit dhe terrorit të ushtuar ndaj biznesit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Drejtori i Kabinetit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti tha se në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, u arkëtuan 33% më pak. "Më pak investime dhe më shumë luks qeveritar", tha ai.

Deklarata e Dorian Telitit

Edi Rama e ka zhytur ekonominë kombëtare në krizë të thellë.

Më pak të ardhura, më pak investime, më shumë shpenzime për luksin qeveritar. Sot arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është treguesi kryesor i konsumit dhe i ecurisë së ekonomisë.

Aksioni arbitrar i tatimeve në kulmin e sezonit turistik rezultoi një dështim spektakolar. Ndërkohë që miqtë e Edi Ramës vazhdojnë të mos paguajnë, biznesi i qytetarëve të zakonshëm, vazhdon të rrënohet nga taksat, gjobat dhe dhuna shtetërore.

Pavarësisht propagandës, aksioni kundër bizneseve jo vetëm nuk e përmbysi dot rezultatin e performancës negative në tatime e dogana, por dha impakt akoma më negativ në treguesit e ekonomisë dhe në mbledhjen e të ardhurave.

Konkretisht, TVSH-ja e mbledhur nga tatimet në muajin gusht, TVSH e brendshme, në kulmin e aksionit tatimor dhe policor kundër bizneseve, ishte 11 mln euro më e ulët sesa gushti i vitit të kaluar, plot 33% më pak.

Pra, aksioni jo vetëm dështoi, por e përkeqësoi akoma edhe më tej ecurinë dhe klimën e të bërit biznes.

Më pak TVSH, më pak akciza, më pak taksa nacionale e taksa doganore në arkën e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-qeveria-deshtoi-me-arketimin-e-taksave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz