Ora News - Kryemadhi: Qeveria dështoi në 2018

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në konferencën e fundvitit tha se 2018 ishte një dështim për qeverinë.

Kryemadhi: Viti 2018 ishte një vit dështimi dhe për aspiratën e shqiptarëve drejt BE. Të gjithë së bashku humbëm një vit drejt një procesi jetik siç është ai i negociatave. Për shkak të arrogancës politike. Humëm një vit për shkak të korrupsionit dhe kapjes së qeverisë nga krimi i organizuar. Sigurisht që viti 2018 do të mbahet mend si viti i protestave, i cili filloi me protestën e opozitës në 27 Janar 2018. Vazhdoi më tutje me protestën e naftëtarëve për statusin e tyre. Me protestën e minatorëve, me protestën e biznesit të vogël, të cilët u ngritën për shkak të vendosjes së taksave të larta për ta dhe falimentimit dhe mbylljes së qepenave të tyre. Dhe si qershia mbi tortë, ishte protesta studentore e cila nuk erdhi vetëm si rezultat i Reformës së Dështuar në Arsim të Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-qeveria-deshtoi-ne-2018