RTV Ora - Veliaj: Tirana, pjesë e një platforme ndërkombëtare Smart City

  • 5 years ago
#rtvora

Bashkë me qytetin e Bazelit në Zvicër, Tirana do t'i bashkohet një nisme ndërkombëtare për platformat Smart City. I ftuar në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu angazhimin e bashkisë që Tirana të jetë kartolina e bukur e Shqipërisë moderne.

Kryeqyteti shqiptarë do të jetë pjesë e një nisme ndërkombëtare për platformat smat city. dhe aplikimin e teknologjisë së informacionit në shërbimet qeveritare, bashkiake, sektorin privat, etj. Nga Praga, ku mori pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo platformë është një mundësi e shkëlqyer për t?i shërbyer më mirë qytetarëve.

Veliaj: ?Tirana do t?i bashkohet kësaj platforme të qyteteve inteligjente për të marrë disa nga eksperiencat më të mira smart city në shërbime qeveritare e bashkiake. Do të jemi pjesë e kësaj nisme bashkë me qytetin e Bazelit nga Zvicra, të cilës besoj do t?i bashkohen edhe shumë qytete të tjera, ku do të kemi mundësi të tregojmë se si me pak financa, por me shumë përkushtim e me shumë mobilizim qytetar, kemi arritur disa nga këto zhvillime në Tiranë?.

Veliaj theksoi se Tirana do të ketë mundësi për të mikpritur mbi 50 delegacione thuajse çdo javë, ndërsa shprehu angazhimin e bashkisë që Tirana të jetë kartolina e bukur e Shqipërisë moderne.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-tirana-pjese-e-nje-platforme-nderkombetare-smart-city

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended