Ora News – Tirana për herë të parë pjesë e panairit të Brukselit, Veliaj: Kartolinë për vendin tonë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana është bërë pjesë e një prej panaireve më të mëdha europiane të fundvitit, "Winter Pret-Christmas Market".

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj i pranishëm në ceremoninë e hapjes i shoqëruara edhe nga kryebashkiaku i Brukselit Philip Closse theksoi se kjo është një mundësi fantastike, që shërben si kartolinë e bukur për kryeqytetin dhe Shqipërinë .

Veliaj: Më vjen mirë që falë mbështetjes së kreut të Bashkisë së Brukselit dhe gjithë grupit të sipërmarrësve, si këtu në Belgjikë, si ata në Shqipëri, bëmë të mundur që të kishim një prezencë në atë që është ndoshta panairi më i madh i fetave të fundvitit sot në të gjithë botën. Në këtë rrugë do të ecin më shumë se 2 milionë njerëz. Jam i sigurt që do të keni mundësi të jeni një kartolinë e Tiranës, një kartolinë e Shqipërisë, e Shqipërisë së mirë, e Shqipërisë që ka nevojë të tregojë imazhin e vet të vërtetë, të tregojë se ka kulturë, se ka njerëz të mençur dhe të ditur, të tregojë që di të gatuajë, që ka një histori, vende të bukura, shije dhe estetikë.

Sipas Veliaj shqiptarët kanë për detyrë që të tregojnë vlerat reale të vendit.

Veliaj: Procedurat për t?u bërë anëtarë të Bashkimit Europian marrin kohën e tyre, por besoj se marrëdhëniet mes njerëzve janë marrëdhënie të pazëvendësueshme dhe marrëdhëniet që do të krijohen sot mes njerëzve dhe gjatë gjithë këtij muaji të festës janë ato që na bëjnë realisht europianë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tirana-here-te-pare-pjese-e-panairit-te-brukselit-veliaj-kartolin-vendin-tone

Recommended