Report TV - Korçë- Fermerë e tregtarë në protestë/ Bashkia: Aksioni do të vendosë standardin

  • 5 years ago
Drejtori i Drejtorisë së të ardhurave në Bashkisë e Korçës Kletion Kita ka reguar lidhur me protestat e fermerëve dhe tregtarëve në Korçë. Përmes një deklarate për mediat ka deklaruar se aksioni që pezullon aksion tregtar të fermerëve pa Nipt ka ardhur për shkak se ka shumë presion nga tregtarët ambulantë të cilët tregtojnë mallra me pakicë në këtë qytet.

"Sot bashkia e Korçës ka nisur një aksion për vendosjen e standardit pasi rezultonte se kishte tregtarë që nuk ishin të pajisur me Nipt. Ne kemi nisur këtë aksion sot pasi edhe presioni i tregtarëve ambulantë ka ardhur në rritje pasi kishim dy tregje. Ne kemi në dispozicion hapësira për fermerët që të pajisen me leje dhe të shesin tek markata. Kjo është një situatë e përsipër që do të thotë se janë në dijeni. Tregtarët e shumicës duhet të pajisen me Nipt. Ata do të paguajnë më pak se më parë. Ai është një treg që ka kosto, ka shërbim, ngrohje. Përfundimisht tregu me shumicë do të tregtojë vetëm me shumicë", u shpreh Kita.

Recommended