Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
KORÇË - Dëbora e parë ka nisur të bjerë edhe në vendin tonë. I pari është zbardhur Qarku i Korçës.

Mësohet se bora ka nisur të bjerë prej dy orësh në fshatin turistik të Dardhës. Kjo është dëbora e parë në vend dhe me rënien e saj duket se ditët me diell kanë mbaruar për këtë vit dhe dimri ka trokitur zyrtarisht.

Reshjet kanë gjetur të papërgatitur drejtuesit e automjeteve por edhe turistët që udhëtojnë drejt Dardhës. Për normalizimin e qarkullimit në aksin Dardhë-Korçë është dashur hedhja e skorjes në rrugë dhe përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.

Reshje dëbore por me intensitet të dobët ka pasur edhe në qytetin e Korçës.

Category

📺
TV
Comments

Recommended