Në 16 shtator hapet shkollë e re në Tiranë/ Veliaj: 'Servete Maçi', më e mira në Shqipëri

  • 5 years ago
Viti i ri shkollor do ta gjejë Tiranën me një shkollë krejtësisht të re dhe më të mirën në Shqipëri. Bëhet fjalë për shkollën ?Servete Maçi? në Njësinë nr.9 ku 600 nxënës do të gjejnë një shkollë krejtësisht të re dhe jo vetëm me kushtet më të mira por edhe me arkitekturën më të veçantë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit të ri Bashkiak.

?Një nga gjërat që besoj të gjithë do të jeni me mua në datën 16 shtator, për të hapur një shkollë të re, është shkolla ?Servete Maçi?. Di t?ju them që është disa herë më e bukur edhe më e arrirë sesa shkolla ?Kosova?, nëqoftëse ka skeptikë, ju ftoj që në datën 16 shtator të jemi aty, nuk do besoni që jeni në Shqipëri, le më në Tiranë. Në atë shkollë, është një nga veprat më të arrira, është një shkollë muzike, qytetase, pra jo vetëm e lagjes, e Njësisë 9 dhe 8, aty ku ndodhet, por për të gjithë ata që kanë zgjedhur shkollën e muzikës besoj do të na bëjë të ndihemi krenarë. Ata që janë të vjetër në Këshillin bashkiak i kanë marrë vendimet për atë shkollë, dhe ata që janë të rinj dhe që përfaqësojnë komunitetin e Njësisë 8 dhe 9, apo nga e gjithë Tirana, ku ata që janë me prirje muzikore, sidomos 600 familje, do të çojnë fëmijët e tyre në shkollën e re, ?Servete Maçi?, tha Veliaj.

Recommended