RTV Ora - Rindërtohet shkolla “Servete Maçi, gati të presë nxënësit më 16 shtator

  • 5 years ago
#rtvora
Ajo cilësohet si shkolla më e bukur, me arkitekturën më të veçantë në vend, të cilës Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit, para se të hapet për vitin e ri shkollor në 16 shtator. Shkolla ?Servete Maçi? është ndërtuar nga e para dhe do të presë 600 nxënës. Teksa inspektoi punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se falë këtij investimi nxënësit do të gjejnë një shkollë me kushte bashkëkohore dhe me të infrastrukturën e nevojshme për një proces mësimor model.

Një tjetër shkollë po bëhet gati për të mirëpritur nxënësit në Tiranë.

Rreth 600 nxënës do të mund të studiojnë në kushte bashkëkohore në ambientet e reja të shkollës ?Servete Maçi?.

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet në këtë godinë, e cila do të mirëpresë gjithë të talentuarit e muzikës.

Veliaj: ?Nëse shkolla ?Kosova? mbahej si shkolla më e mirë e re, unë them se ?Servete Maçi? e kalon me disa herë. Kemi parë bashki, ministri, por që ia mbërritëm ditës, që një ndërtesë publike, shkollë për fëmijët tanë, të jetë shumë herë më luksoze, shumë herë më cilësore, shumë herë në nivel më të lartë arkitekture e urbanistike, se ndërtesat publike të qeverisë dhe të Bashkisë, nuk e kishim menduar kurrë?.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se me ndërtimin e kësaj shkolle, i jepet frymëmarrje klasave në shkollat në Njësisë 8 dhe 9, duke shmangur edhe problemin e mësimit me dy turne.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rindertohet-shkolla-servete-maci-gati-te-prese-nxenesit-me-16-shtator

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended