RTV Ora - Tiranë, arrestohet autori i plagosjes në bulevardin "Bajram Curri"

  • 5 years ago
#rtvora

Një 23 vjeçar i shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur në maj të vitit të kaluar në bulevardin ?Bajram Curri? është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në momentin e kapjes në një lokal, në rrugën "Teodor Keko" Albert Gjonpalaj ka pasur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.

'Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë? në bashkëpunim dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''. Shtetasi A. Gj, më 13.05.2018, në bulevardin ?Bajram Curri?, pas një konfikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur"- informoi sot policia.

Operacioni për arrestimin e tij u krye nga policia e komisariatit nr 6 dhe operacioni u kodua "Aleati".

23 vjeçari lindur dhe banues në Tiranë ka qenë i dënuar më parë edhe për veprën penale ?Vjedhja me dhunë?.

Materialet procedurale do t?i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-arrestohet-autori-i-plagosjes-ne-bulevardin-bajram-curri

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended