RTV Ora - Prej dy vitesh i fshehur në Grudë të Re, arrestohet autori i plagosjes së boksierit
  • 5 years ago
#rtvora

Rreth dy vite pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa (në foto). Ngjarja ka ndodhur me 6 maj 2017, ku Hysës iu bë atentat me armë zjarri.

Operacioni policor i koduar "Gruda" vuri në pranga shtetasin Valter Ksolla, 23 vjeç, banues në Lagjen ?Mark Lula?, Shkodër.

"Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim" mbetur në tentative, dhe ?Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake? thotë policia.

Uniformat blu kanë arrestuar gjithashtu edhe vëllezërit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re për veprat penale të ?Përkrahja e autorit të krimit?, ?Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake? dhe ?Kanosja?.

Këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim Valter Ksolla dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prej-dy-vitesh-i-fshehur-ne-grude-te-re-arrestohet-autori-i-plagosjes-se-boksierit-te-vllaznise
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended