"O ç'na bere", pamjet kur pronari i lokalit hipen mbi kofanon e furgonit

  • 5 years ago
Këto janë çastet kur pronari i një lokali në Porto Palormo të Himarës ka terrorizuar turistët spanjollë që kishin ardhur për pushime në vendin tonë. 51-vjeçari Mihal Kokëdhima kishte hipur mbi kofanon e furgonit me shofer shqiptar, që shërbente si guidë për turistët, dhe godiste xhamin e përparmë të automjetit. Ai kishte arritur të thyente xhamin dhe të mbahej në pjesën e brendshme të furgonit, në kroskot, teksa mjeti ishte në lëvizje. Shoferi refuzonte të ndalonte mjetin, ndërsa pronari i lokalit qëndronte i varur mbi kofanon e furgonit.
"O ç'na bëre. Filmoje. Ça na bëri ky sot...Do vete në polici", dëgjohet duke thënë shoferi i mjetit. Ndërkohë që Mihal Kokëdhima bërtet duke kërkuar që të zbresë. "Mbaje, mbaje, mbaje...".
E gjithë kjo sagë ka zgjatur rreth 6 minuta, teksa automjeti përshkonte rrugën nga Porto Palermo në Qeparo. Pasagjerët që ndodheshin brenda furgonit kishin telefonuar ndërkohë policinë, duke i sinjalizuar për aksin rrugor ku po udhëtonin. Pas 6 minutash, shoferi ndaloi mjetin duke lënë 51-vjeçarin të zbriste nga kofano ku qëndronte i varur. Kjo video është filmuar nga pasagjerët që ndodheshin brenda automjetit.

Recommended