Hapet qëndër e re azilkërkuesish, refugjatet do strehohen në Ersekë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një qendër e re pritëse për akomodimin e emigrantëve nga lindja e mesme është hapur këtë të enjte në Ersekë.Ajo do shërbejë si një vendstrehim i përkohshëm i refugjatëve që kapen në territorin shqiptar dhe që janë në pritje të procesit të shqyrtimit të kërkesës për azil.Sipas drejtorit të departamentit për kufirin dhe migracionin, në këtë qendër krahas strehimit të emigrantëve do të kryhen edhe të gjitha procedurat standarde të policisë.Qendra e re e azilkërkuesve ka një kapacitet prej 30 shtretërish në total.Sipas autoriteteve qëllimi i ngritjes së kësaj pike akomodimi ka si synim reduktimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm që transportohen drejt asaj të Babrrusë në Tiranë.

Recommended