Dogji makinën e biznesmenit, kapet i riu në Sarandë, Report Tv sjell pamjet kur bleu benzinën 2

  • 5 years ago
SARANDE-Arrestohet autori i djegies së makinës së biznesmenit Resul Mema pak ditë më parë. Autori është Ylli Kola 25 vjeç nga Tepelena. I riu është identifikuar nga kamerat e sigurisë në momentin që bleu benzinën pranë një pike karburanti për të djegur më pas makinën.

Report Tv sjell pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit ku u dogj makina kur Kola blenë benzinën. 25 vjeçari dyshohet se është paguar për të djegur makinën. Pas dokumentimit të veprimeve, policia ka arrestuar autorin, i cili dyshohet si autor edhe i disa ngjarjeve të tjera të ngjashme

Recommended