I dogji makinën drejtoreshës në Kombinat, arrestohen pas 9 ditësh autori, publikohen pamjet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 01 tetor të këtij viti ku u dogj makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

Në pranga ka përfunduar Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë, si autori i dyshuar i zjarrvënies.

"Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën ?Hamdi Cenoimeri? në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat)", sqaron policia.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person me fytyrë të mbuluar dhe një bidon me lëndë djegëse që e hedh mbi makinë. Më pas i vë zjarrin, i cili shpërthen menjëherë dhe duket se ka dëmtuar edhe autorin. Makina u shkrumbua plotësisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-autori-qe-i-dogji-makinen-drejtoreshes-ne-kombinat

Recommended