Report TV -Aleatët e Bashës njohin 13 tetorin, letër KQZ-së: Nisni procedurat

  • 5 years ago
TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike kërkojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, për këtë arsye i kanë dërguar një letër KQZ-së për nisjen e proceduarave. Dokumenti dy faqësh që Shqiptarja.com disponon mban firmën e kreut të PR, Fatmir Mediut, kreut të PAA-së Agron Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, ku kërkohet respektimi i dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re, të 13 tetorit. Ajo që vihet re është se mungon firma e kryedemokratit Basha, kreut të PDK-së, Nard Ndokës, kryetarit të LZHK-së Shehit dhe Vangjel Dules të PBDNJ-së.

Ky vendim vjen pas mbledhjes së djeshme që aleatët zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu. Burime brenda PD-së bëjne me dije për gazetarin e Report TV, Elis Memelli, se Basha ka deklaruar se KQZ-ja ka detyrim shtetëror të përgatisë infrastrukturën për këto zgjedhje, por nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë nëse PD-ja do të marrë pjesë ose jo.

?Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje", mësohet të ketë thënë në fjalën e tij Basha.

Recommended