RTV Ora - Meta-Ramës: Hero i votave socialiste, asnjë surprizë për tejkalimin e planit

  • 5 years ago
#rtvora
Një ditë pas 30 qershorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi qytetarët, të cilët nuk ukonfrontuan dhe i qëndruan larg dhunës. Në një status në Facebook, kreu i shtetit i quan votimet e djeshme, socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

"Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre", shkuan Presidenti Meta.

Meta u shpreh se nuk kishte asnjë surprizë për tejkalim të planit, ndërsa tha se duhet të "shpikë" një dekoratë të re, atë të ?Heroit të votave socialiste?

"Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani me duhet të ?shpik? një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të ?Heroit të votave socialiste?. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video", mbyll postimin Meta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-votime-socialiste-me-duhet-te-shpik-nje-dekorate-te-re
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended