Stop - Presidenti valle e plazh ne fundjave/ Shqiptaret s’perballojne nevojat baze (08 korrik 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Sot ishte një ditë e ngarkuar politikisht. Opozita protestoi në mbrëmje, ndërsa pasdite parlamenti diskutoi dhe votoi komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Por nga ana tjetër vetë Meta në fundjavë ia mori valles në Tropojë, gjatë një ceremonie atje. Ndërsa të dielën Meta u shfaq duke notuar, ndërsa tha, se deti është më mirë se pishina, duke ironizuar në distancë kryeministrin Rama, që bënte not në pishinë, kur Meta e priste në zyrë para zgjedhjeve. Barometri i Ballkanit 2019, një projekt i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka dalë në konkluzionin, se 31% e familjeve shqiptare, e kishin të pamundur të plotësonin nevojat bazë për ushqim e veshmbathje gjatë vitit 2018. Kjo shifër është sa dyfishi i mesatares së Ballkanit.

Recommended