Nga "Opinioni" perfundojne ne Gjykate, debati per 812 mije Euro

  • 5 years ago
Juristi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca ka paralajmëruar se do të dërgojë në gjykatë juristin dhe sekretarin ligjor të PD Çlirim Gjata për deklaratën e këtij të fundit për 812 mijë Euro.

Mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Gjata tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë abuzime me 812 mijë Euro, duke drejtuar gishtin nga Plarent Ndreca.

Ndërsa ky i fundit sqaroi se Prokuroria e ka pushuar çështjen e referuar nga KLSH për 812 mijë Euro dhe paralajmëroi se do të dërgojë në gjyq Çlirim Gjatën.

Plarent Ndreca: E ftoj zotërinë, meqënëse e bëri personale, ta tregojë ai nesër në Gjykatë. Dhe ti ke kamerat dhe një televizion kaq serioz për t'i vënë kamerat në dispozicion të kësaj çështje dhe bashkë me z.Gjata ne do shkojmë nesër në Gjykatë. Dhe z.Gjata e ftoj ta provojë këtë gjënë. Jo vetëm kaq, por nëse ai provon se unë kam qenë ndonjëherë në hetim nga Prokuroria e Republikës së Shqipërisë, atëherë  

Çlirim Gjata: Jo jo mos e dridh. Prokuroria nuk e merr në hetim, thashë, sepse e keni ju.

Plarent Ndreca: Unë e di shumë mirë se çfarë the. Nesër me CD unë e marr dhe bashkë do shkojmë në gjykatë. A je i gatshëm? Meqënëse është kaq i shqetësuar zotëria, bashkë me mua të shkojë në Prokurori ose në Gjykatë, ku të duash ti. Dhe nëse ti arrin të provosh, se the që unë paskam vjedhur, por jo vetëm kaq, por nëse provon që unë kam qenë nën hetim ndonjëherë, atëherë ti ke të drejtë. Unë kam qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Detyra ime funksionale është të firmos.....

Çlirim Gjata: Këtë çështje e ka nxjerrë Kontrolli i Lartë i Shtetit, 812 mijë Euro abuzime. Kam thënë, Prokuroria nuk e heton sepse e kanë kapur këta. Dhe ti mos zotëri je peng i kësaj. Se KLSH është me dokument. Pse nuk e heton Prokuroria? Shko në Gjykatë.

Plarent Ndreca: O zotëri, nuk më intimidon ti dot, as 10 sa ti. Sepse kam kaluar si puna jote pafund. Se kështu jeni mësuar ju, për të intimiduar e për të shmangur argumentin.

Çlirim Gjata: Po po, ju merrni 800 mijë Euro edhe intimidojmë ne.

Plarent Ndreca: KLSH bën 1 mijë kallëzime për kë i teket atyre. Organi që verifikon këtë është Prokuroria Shqiptare. Jo vetëm që s'ka parë abuzim gjëkundi tek unë, por as nuk ka marrë kurrë në hetim se s'ka lidhje me mua fare kjo çështje. Dhe e ka pushuar çështjen me një vendim të formës së prerë. Tani atë fjalën që unë paska vjedhur, do ta shikojmë nesër në Gjykatë sa ka vjedhur.

Recommended