Report TV - Konflikti/ Nga arratia Becchetti kërkon në gjykatë 350 mijë euro

  • 8 years ago
TIRANË - Biznesmeni italian Francesko Becchetti, edhe pse ndodhet në arrati, sërisht nuk ndalet nga dëshira për t?u marrë para bankave, nëpërmjet padive civile në gjykatë. Gjykata e Tiranës i ka kthyer mbrapsht një kërkesë civile Becchettit, i cili nëpërmjet kompanisë ?Kalivaç Green Energy? i ka kërkuar bankës ?Intesa San Paolo? një shumë prej 350 mijë euro.

Në padinë civile, Becchetti ka paditur njëherësh dhe bankën ?BANCA IMI?, s.p.a me seli në Milano. Kjo kërkesë e Becchettit nuk është pranuar nga Gjykata e cila ka vendosur të kthejë mbrapsht aktet e padisë civile. Në seancën e datës 2 shkurt 2016, ora 13:30, pala paditëse paraqiti kërkesë paraprake për thirrjen e një personi të tretë dhe me kërkesë të palëve të paditura për t?u njohur dhe për të mbajtur një qëndrim në lidhje me të.

Ndërkohë në seancën e datës 3 mars 2016, pas marrjes së vendimit nga gjykata në lidhje me këte kërkesë, pala paditëse vazhdoi me shpjegimet në lidhje me kërkimet e padisë. Nisur nga kjo situatë nga ana e gjykatës, pasi u dëgjua edhe shpjegimi i përfaqësueses së palës paditëse për kërkimet e padisë, u konstatua se padia kishte të meta në lidhje me saktësimin e figurave të dëmit. Vlera e pretenduar në lidhje me këto figura dëmi, përcaktimi dhe shpjegimi i llojit të dëmit dhe pagimi për të tre këto vlera i taksës prej 1%.

Përfaqësuesja e palës paditëse kërkoi 2 javë kohë për plotësimin e tyre,dhe në këto kushte nga gjykata u vendos ndërprerja e seancës gjyqësore, duke i lënë kohë kësaj pale për këtë arsye deri në datë 17 shkurt 2016.Sërisht në 17 shkurt u paraqitën vetëm përfaqësuesit e palës së paditur, ndërsa pala paditëse nuk u paraqit, me pretendimin se nuk mund të shkonte në gjyq për shkak të gjëndjes shëndetësore.

Edhe pse avokati, kishte munguar në gjykatë, kjo e fundit në vendimin e saj ka argumentuar se plotësimi i të metave të padisë duhej të ishte bërë nga pala paditëse. Ndërkohë në datën 24 shkurt 2016 nuk është paraqitur asnjë nga palët në këtë proces.Shkak i mungesës, së avokatëve është bërë vendimi i Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave gjyqëosre.

Mirëpo pavarësisht kësaj, gjykata ka argumentuar se avokatët e Becchettit duhet të kishin plotësuar të metat e padisë brenda këtij afati, dhe sipas gjykatës nuk ka asnjë arsye pse duhej të priste momentin e seances, duke pasur parasysh edhe faktin që,ky afat i është dhënë për herë të dytë. Sipas gjykatës ?Kalivaç green energy? nëpërmjet një avokati tjetër mund të kishte plotësuar këto të meta para apo edhe në momentin e fundit të tij, që ishte seanca gjyqësore.

Recommended