KQZ: Pjesmarrja në rang kombëtar 21.6% - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV KQZ publikoi të dhënat zyrtare në lidhje me shifrat e qytetareve me të drejtë vote që morën pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.Institucioni që administron zgjedhjet ne vendin tone bëri të ditur nepermjet zedhenes Drilona Hoxha, se 771 863 qytetare shprehen votën e tyre ne zgjedhjet e kësaj të diele, përkthyer ne 21.6%.Në bashkinë e Tiranës kanë vituar 171 mijë e 390 qytetare ose 25.86%. Në Durrës, bashkia tjetër e madhe ka pasur një përqindje më të ulët, 35062 votues ose 13.94%. Në Elbasan kanë votuar 39234 qytetare ose 23.56% ndërsa në Dibër 16327 ose 28.75%. Në vlorë kanë votuar 19.50% e zgjedhësve ndërsa në Korcë 20.02%, ose 21 797 persona. Numrin më të ulët të votuesve në bashkitë e mëdha e ka regjistruar Shkodra me vetëm 9.67% apo 15913 votues. Sa I takon rekordeve të votuesve, shifren më të lartë e ka regjistruar Njesia minoritare e Pustecit me 55%, pastaj Librazhdi me 37.52%, Policani me 35.56%, Klosi me 35.17%, Puka 32.56%, Skrapari, Kolonja, Prrenjasi dhe Gramshi me mbi 32%, Roskoveci me 31% etj. Me poshte mund te shihni tabelat zyrtare te votuesve ne baze Bashkie ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit sipas KQZ.

Recommended