Biznesi: Pakt kombëtar fiskal - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në prag të nisjes së diskutimeve për paketën fiskale 2019, komuniteti i biznesit ka një propozim konkret për qeverinë. Të arrihet një pakt kombëtar fiskal, me qëllim hartimin e një pakete e cila të ketë një jetëgjatësi të paktën 5 vjeçare.Ky pakt do ta ndihmonte biznesin që të kishte nje vizon më të qartë lidhur me planin e tij për zhvillimin e aktivitetit dhe të mos përballet me ndryshime ligjore të papritura. Pjesë e këtij pakti duhet të jenë edhe njësitë vendore të cilat kanë një ndikim të madh në miratimin e taksave vendore.Por pas arritjes së këtij pakti biznesi ka dhe sugjerime konkrete në taksa dhe tarifa, të cilat në thelb parashikojnë rritjen e konkurueshmerisë së ekonomisë tonë, me vendet fqinjë. Por edhe lehtësim të barrës së taksave të cilat kanë frenuar investimet e reja.Ministria e Financave është në fazën përfundimtare të hartimit të paketës fiskale 2019. Pas disa ndryshimeve ligjore të ndodhura në mes të këtij viti, ku një disa sektorëve, si bujqësia, agroturizmi dhe turizmi ju ulën taksat, duket se e njëjta linjë do të vijojë të ndiqet edhe në paketën për vitin e ardhshëm.