Report TV -Punonjësit e bashkisë Pogradec mbyllin me zinxhirë 4 qendra votime

  • 5 years ago
Dy punonjës bashkie janë arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune, pasi kanë mbyllur me çelës 3 shkollat dhe kopshtin, të caktuar nga KQZ si qendra votimi. Në pranga ka rënë 61-vjeçari S. B., dhe 59-vjeçari G. B., të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë. Siç njofton policia e këtij qyteti, arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale "Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim".

Recommended