Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Report TV - Urbanët, nga 1 shkurti policët dhe punonjësit e bashkisë paguajnë biletë

Report TV
Report TV
3 years ago|0 view
TIRANË - Përfitimeve për shkak të detyrës në shërbimin urban u ka ardhur fundi.Me ndryshimin e çmimit të biletës për transportin urban në kryeqytet vetë operatorët kanë vendosur edhe disa rregulla të reja.

Punonjësit e bashkisë apo ata të policisë të cilët deri në fund të janarit kanë përdorur këtë shërbim pa asnjë lloj detyrimi monetar tashmë nuk e kanë më këtë të drejtë.

Në të gjitha linjat e transportit urban vetë kompanitë kanë vendosur njoftimet për këto dy kategori qytetarësh.

Vetë përfaqësuesit e operatorëve e kanë konsideruar këtë si një barazi mes të gjithë qytetarëve, duke qenë se teksa ishte në fuqi vendimi për mospagesë të biletës së këtyre dy kategorive, ka pasur ankesa nga profesionistë të profesioneve të tjera për diferencime.

3-4 mijë udhëtime çdo ditë në të gjitha linjat e transportit urban kanë qenë të punonjësve të policisë dhe të bashkisë, brenda dhe jashtë orarit të tyre zyrtar të punës.

Por nga data 1 shkurt edhe punonjësit e bashkisë apo të policisë për të përdorur shërbimin urban duhet detyrimisht të pajisen me një biletë apo me abone.

Nga data 1 shkurt kanë hyrë në fuqi disa ndryshime në transportin qytetas, ku ndër të tjera ishte edhe ai i rritjes së çmimit të biletës me 10 lekë si dhe ai i aboneve.

Browse more videos