Rreze Dielli 27 Qershor 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P1 Rizoto me lule kungulli dhe kungull

  • 5 years ago
Rizoto me lule kungulli dhe kungull

Përbërja:

320 gr oriz

1.5l lëng perimesh

600 gr kungull të njomë

10-15 lule kungulli

majdanoz ose borzilok

1 qepë e vogël

1 thelpi hudhër

30 gr gjalp

vaj ulliri

½ gotë verë të bardhë

kripë+ piper i zi

30 gr parmixhan

Përgatitja:

Kungujt e pastruar i presim në kubikë me brinjë 0,5 cm. Në një tigan të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 thelb hudhër për aromatizimin e vajit dhe më pas shtojmë kungujt e prerë në kubikë. I kaurdisim ato dhe shtojmë kripë e më pas vendosim kapakun që të zbuten. Në një tenxhere shkrijmë gjalp, shtojmë vah dhe kaurdisim qepën të grirë shumë imët. Sapo qepa të zbutet shtojmë orizin dhe e kaurdisim së bashku me qepën deri sa orizi të ngrohet mirë. E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo alkooli të avullojë fillojmë të shtojmë lëngun e perimeve gradualisht me garuzhde. Sapo orizi të përthithë lëngun, shtojmë përsëri. Në një tas të thellë vendosim 4-5 lugë gjelle kunguj të kaurdisur. Shtojmë pak lëng perimesh dhe me një blender dore e kthejmë në pure. Shtojmë kungujt e kaurdisur me oriz, purenë e kungullit dhe vazhdojmë përzierjen. Në fund shtojmë lulet e kungullit të cilave i kemi larguar pistilin, i kemi shpëlarë dhe në fund i kemi prerë për së gjati. Shtojmë 1 lugë gjalp, parmixhanën dhe i përziejmë. Shtojmë majdanoz ose borzilok. E shërbejmë duke e zbukuruar me lule kungulli.

Recommended