Sajuan atentatin ne Vlore, pranga 2 personave

  • 5 years ago
Ishte data 12 Maj, kur drejt një automjeti në lëvizje u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orëve të pasdites në autostradën Vlorë-Levan.

Në timonin e makinës ishte një djalë 24-vjeçar. Romario Alliraj, i cili punonte si shpërndarës picash, si pasojë e atentatit humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga. Por përveç dëmtimeve të lehta nga incidenti me makinë, atë nuk e kapi asnjë plumb, ndonëse në vendngjarje policia gjeti të paktën 20 gëzhoja.

Këtë të martë, pas rreth 1 muaji, autoritetet policore kanë zbardhur të gjithë këtë ngjarje, e cila në fakt ishte inskenim.

Në një njoftim të sajin, Policia e Vlorës njoftoi sot arrestimin e vetë Allirajt, si dhe shokut të tij, Arben Veliko, të cilët e sajuan të gjithë ngjarjen për interesa personale.

?Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur ngjarjen, ku ka rezultuar se ngjarja është sajuar nga autori dhe shoku i tij , për interesa personale. Në këtë kuadër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: R. A., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale ?Kallëzimi i rremë?, ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?, ?Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit? dhe ?Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve?. A. V., 51 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale ?Kallëzimi i rremë? dhe ?Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve?, thotë policia në njoftimin e saj.

Gjithnjë sipas burimeve zyrtare, ?nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se A.V në bashkëpunim me vetë R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike?.

Romario Alliraj rezulton person me precedentë penalë për mashtrim?

Hetuesit kanë dyshime se ata e kanë sajuar atentatin që të vendoseshin nën mbrojtjen e policisë për shkak të konflikteve që kanë me persona të tjerë. Një tjetër pistë dyshohet se është dhe marrja e azilit në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Recommended