RTV Ora - Aleatët e Bashës: Bojkotoni Ramën!

  • 5 years ago
#rtvora
Pesë partitë e opozitës të cilët kanë krijuar grupimin e qendrës së djathë, në takimin e zhvilluar me mbështetësit në Shkodër kanë ftuar deputetët e rinj të parlamentit që do të bojkotojnë seancat.

Sipas kreut të PAA Agron Duka kryeministri po i anatemon si zëvendësues të PD dhe deri sa mendojnë se nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një parti, atëherë duhet ti bashkohen aksionit.

Duka: E gjithë politika të bjerë dakord, të ketë vullnet pozitiv, të shkëputet nga krimi dhe kjo bëhet nëpërmjet një qeverie kalimtare që kërkon një kohë të caktuar.

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu vuri theksin te kufizimi që Rama i ka bërë shqiptarëve te liria për të votuar.

Mediu: Është kthyer në një sistem autoritar të ngjashme me diktaturë, ku vendosej çdo gjë nga një grusht njerëzish politik. Prandaj ne kemi propozuar një sistem proporcional, kombëtar apo rajonal me lista të hapura.

Për Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen pjesëmarrja në zgjedhje është një tregues i fortë.

Ndoka: Në protestë ka pasur rritje të numrit të qytetarëve.

Dule: Në 30 qershor zgjedhje nuk duhet, nuk mundet dhe nuk do të ketë.

Dashamir Shehi ka kërkuar rezistencë për të mbrojtur atë që u arrit në këta 28 vite

Shehi: Lirinë për të zgjedhur. Po e humbëm edhe këtë, këtu demokracia mbetet një fjalë boshe pastaj, dhe kthehemi atje ku kemi qenë.

Krerët e partive opozitare e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve t?i bashkohen protestës së opozitës në datën 2 Qershor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aleatet-e-bashes-bojkotoni-ramen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended