RTV Ora - Aleatët e Bashës me kredi

  • 5 years ago
#rtvora

Ashtu si socialistët edhe demokratët janë zhytur në kredi, por ndryshe nga mazhoranca, deputetët e opozitës janë penalizuar edhe në të ardhurat për shkak të bojkotit parlamentar.

Aleatët e Lulzim Bashës vijojnë të shlyejnë kreditë për shtëpitë dhe arsimim. Fatmir Mediu, kryetari i PR, gjatë 2018 ka arritur të mbledhë rreth 26 mijë euro.

Sipas formularit të deklarimit të pasurive, të ardhurat e tij vijnë nga interesat bankare, paga si deputet, si dhe shitja e një automjeti me vlerën 7 mijë eurove.

Mediu ka paguar gjatë vitit të shkuar 2400 euro për kredinë, ndërsa i ka mbetur për të shlyer edhe 18 mijë euro.

Ndërsa aletati tjetër i opozitës së bashkuar, Nard Ndoka, ka arritur të mbyllë kredinë e marrë në 2016 me vlerë 16 500 euro, por ka edhe një hua të marrë në të njëjtin vit prej 35 mijë eurosh që duhet ta shlyejë. Por edhe pse në disa nga llogaritë e kreut të PDK-së gjatë 2018 kanë patur rënie me vlerë 2600 euro, të ardhurat vjetore të tij janë pothuajse dyfish më të larta se të Fatmir Mediut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aleatet-e-bashes-me-kredi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended