Fillon te henen sezoni i dyte i “Doktor Plastik”

  • 5 years ago
Ditën e hënë ora 21:00 në televizionin Klan, fillon sezoni i dytë i ?Doktor Plastik?.  Ky reality show që është i pari në Shqipëri i këtij lloji, vjen si prodhim i televizionin Klan me Klinikën Da Vinci. Me një ide të autores Elda Laze dhe prezantimin e Kiara Titos edhe në sezonin e dytë të tij, ?Doktor Plastik? në qendër të çdo episodi do të ketë një personazh që kërkon të bëjë një ndërhyrje estetike me qëllim përmirësimin e një defekti të lindur estetik apo të fituar në vite.

Kësaj here, duket se ?Doktor Plastik? do të na mbajë lidhur pas ekranit më gjatë se sezonin e kaluar. Siç ka pohuar autorja Elda Laze: ?Këtë vit vijmë me më shumë puntata dhe këtë sezon do të kemi edhe personazhe publikë?-shton ajo pa dashur të përmendë emra për të ruajtur akoma misterin.

Në fakt, kureshtja ka qenë pika e fortë e shikueshmërisë të këtij emisioni, kureshtja për të parë deri në fund se si personazhet transformohen para dhe pas një ndërhyrje estetike. A do të arrijë ky sezon të na mbajë kureshtjen gjallë deri në fund të sezonit?

Këtë do ta shohim që nga dita e hëna e kësaj jave, ora 21:00 ku do të shfaqet në prime time episodi i parë. Ritransmetimet do të jenë në fundjavë, të dielën dhe të shtunën ora 23:30./tvklan.al

Recommended