RTV Ora - Rekomandimi pa kushte, Soreca: Partitë të lënë mënjanë ndasitë

  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE-se, Luigi Soreca ndodhen në konferencë për median.

Soreca: Nevoja për një konsesus të fortë kombëtar për prioritetin madhor të integrimit evropian, duke tejkaluar polarizimin dhe duke treguar vullnet politik të fortë për të kaluar përtej ndasive partiake.

Të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuar dhe të lënë mënjanë ndasitë e tyre. Ne ritheksojmë thirrjet që i kemi bërë të gjitha partive politike që angazhohen në dialog në interes të interesit publik që është mbi të gjitha. Sot Shqipëria ka arritur një gur kilometrik të rëndësishëm.

Mbështetje e madhe popullore dhe besimi në BE e kanë ndihmuar Shqipërinë për të shtyrë përpara dhe për të konsoliduar procesin e reformave të paprecedentë që ju po bëni.

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të tregojnë se janë një nga vendet e Evropës me besimin më të lartë në BE.

Çelja e negociatave dhe fillimi i procesit të shpjegimit të legjislacionit të BE do të linçojë një proces të gjatë intensiv për të gjithë vendet që kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm, për të arritur standardet e BE. Ka shumë reforma që duhen bërë, por duke patur parasysh progresin e arritur do të thotë që KE ka marrë vendimin që Shqipëria është gati për hapat e tjerë. Hapat e tjerë do të thotë që shtetet anëtare në këshill do të vlerësojnë progresin e bërë në bazë të këtij raporti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-rekomandimi-pa-kushte-konfirmim-qe-shqiperia-beri-detyrat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended