Ekskluzive/ Ora News në Vlorë, në familjet e dy djemve të zhdukur pa lënë gjurmë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qarku i Vlorës, përveç vrasjeve, - rasti më i rëndë ajo e maskrës së Selenicës, ku një person qëlloi për vdekje 8 anëtarë të fisit të tij - është përballur edhe me një tjetër fenomen të frikshëm, me zhdukjen e personave në mënyrë misterioze.

Vetëm gjatë muajit qershor e korrik policia ka regjistruar zhdukjen e dy personave.

Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34 vjeç ka dalë nga banesa e të atit për të mos u kthyer më.

Një muaj më vonë, 19 korrik, zhduket dhe shoku i tij, një 24 vjeçar.

Ndërkohë gjatë vitit 2017 në këtë qark rezultojnë 19 te humbur, nga të cilët 4 prej tyre rezultojnë të mbytur në det dhe disa të vrarë.

Zhdukja e Albano Xhaferrit

Ora News ishte në banesën e të atit të Albanos.

Babai i tij jeton i vetëm dhe kujton shumë pak nga ajo ditë e fundit kur djali i tij doli nga dera për të mos u kthyer më.

"Kishte një muaj që kishte ardhur nga Belgjika dhe e rrëmbyen. Atë ditë kishte sjellë djalin e vogël në shtëpi. Pastaj erdhi me motor dhe e mori. Që nga ai moment iku djali. S'e kush e mori?!" ngre supet Lutfi Xhaferri,babai i Albanos për gazetaren e Ora News.

Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/speciale-e-ora-news-ne-vlore-ne-familjet-e-dy-djemve-te-zhdukur-pa-lene-gjurme

Recommended