Ndryshimet ne qeverine e Zaev

  • 5 years ago
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pasdite do të mbledhë Këshillin Qendror të kësaj partie, ku do të bisedohet për riformatimin e qeverisë.

Në mbledhjen e Komitetit Qendror të LSDM, që pritet të mbahet pasdite në selinë e LSDM-së, do të diskutohen ndryshimet kuadrovike në radhët e partisë, por edhe të pushtetit ekzekutiv që i paralajmëroi kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale.

Një nga lëvizjet e para të Zaevit në kuadrin e të ashtuquajturit operacioni ?fshesa? ishte ndryshimi i kryetarëve të 78 organizatave komunale të LSDM-së, ndërsa për në fillim të Qershorit u njoftua se do të pasonin ndryshimet në sektorin publik, pra në ndërmarrjet publike, ministritë, në Qeveri dhe në të gjitha institucionet qeveritare.

Në lidhje me ndryshimet e shpallura në pushtetin ekzekutiv, Zaev në fillim të kësaj jave pati një takim me partnerin e koalicionit ? kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin ranë dakord që fillimisht të zhvillojnë konsultime në të dy partitë politike dhe për javën tjetër paralajmëruan takimin e tyre të ri.

Qëllimi i këtyre iniciativave është të ofrohet zgjidhje kuadrovike për forcimin e kapaciteteve të institucioneve për të arritur rezultate më të mira në planin ekonomik dhe për të përmbushur pritjet e qytetarëve, njoftojnë nga Qeveria.

Në panelin pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 21 prill, Zaevi iu drejtua përkrahësve që qëndruan në shtëpi dhe ishin të pakënaqur me autoritetet duke njoftuar se ai do të bëjë ?spastrimin? e zyrtarëve në nivel lokal dhe qendror, ndërsa aktori Dragan Spasov ? Dac i dhuroi atij një fshesë.

Sipas Zaevit, kriteret kryesore për operacionin ?fshesa?, do të jenë arroganca, dështimi në përmbushjen e pritshmërive, mosbashkëpunimi dhe nepotizmi.

Tv Klan

Recommended