RTV Ora - Shifrat e INSTAT: 1 në 2 gra shqiptare dhunohen

  • 5 years ago
#rtvora
1 në 2 gra shqiptare ka përjetuar të paktën një lloj dhune në jetë. Drejtoresha e INSTAT Delina Ibrahimaj bëri me dije se edhe pse në krahasim me vitin 2013 ka pasur një përmirësim të situatës, sërish situata mbetet shqetësuese. Problematike mbetet dhuna në familje pasi 47 % e grave kanë pranuar se ndaj tyre është ushtruar një lloj dhune.

Në Shqipëri gjatë 2018, 1 në 2 gra kanë përjetuar të paktën një formë dhune. Këto shifra të frikshme janë publikuar nga Instat ndërsa drejtorja Delina Ibrahimaj bëri me dije se më e ndjeshme është dhuna në familje.

Përfaqësuesi i OKB u shpreh se ky fenomen mbetet shqetësues në të gjithë botën ndërsa bëri apel që të forcohen mekanizmat ligjor kundër dhunës.

Bëhet i nevojshëm forcimi i politikave, planeve të veprimit, përfshirë legjislacionin, që mbrojnë gratë dhe vajzat nga të gjitha format e dhunës ndaj grave, përfshirë edhe format e reja ose format e pranuara së fundi të dhunës ndaj grave, të tilla si ngacmimi seksual dhe përndjekja.

Vrojtimi u krye në 12 prefektura në Shqipëri. Kampioni përbëhej prej 3.443 familje ku u intervistuan gra të moshës 18-74 vjeç.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shifrat-e-instat-1-ne-2-gra-shqiptare-dhunohen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended