RTV Ora - Festivali i kinemasë shqiptare në Romë

  • 5 years ago
#rtvora
"Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë e pas komunizmit", është kjo tema e Festivalit të kinemasë shqiptare që për 4 ditë rradhazi, 4-7 prill 2019, do të mbahet në qëndrën "Shtëpia e Kinemasë" (Casa del Cinema) në Romë.
Është ky edicioni i parë i këtij festivali i titulluar "Albania si gira", i cili do të hedh vështrimin mbi Italinë dhe italianët përmes prodhimtarisë së pasur kinematografike shqiptare në epokën e propagandës së regjimit komunist dhe pas tij.
Ky festival i ideuar dhe i kuruar nga shoqata kulturore CulturaPro në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë, me Ministrinë shqiptare të Kulturës, me Qëndrën Kombëtare arikvore të Kinematografisë e me Institutin italian të Studimeve Historike mbi Europën Qndrore e Lindore, do të sjell për publikun italian e shqiptar filmat: "Gjeneral Gramafoni", "Koncert në vitin 1936", "Amaneti", "Njeriu me top", "Letra ere", "Lindje Perendim Lindje", "Lulëkuqet mbi mure", "Bota Kafe' etj.

Italia ka pasur një rol të rëndësishëm në ngjarjet historike në Shqipëri që janë refelektuar artistikisht e në mënyrë kontradiktore dhe në kinematografinë shqiptare në dy epoka, gjatë e post komunizmit,

Gjatë regjimit komunist italianët shfaqeshin armiq të Shqipërisë, pushtuesit e saj e përkrahës të politikës imperaliste. Ndërsa pas rënies së tij Italia është vendi i mundësive të mëdha, vendi i një jete më të mirë, vendi më i afërt i takimit të shqiptarëve me perëndimin

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/festivali-i-kinemase-shqiptare-ne-rom

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended