Fundjava kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një sërë shfaqjesh do të rivihen për publikun e kryeqytetit këtë fundjave.Teatri Eksperimental sjell dramën Antigona me regji të Andrea Brusque, e po ashtu komedinë e zezë ?Mbretëresha e Bukurisë? me interpretim të Ermira Gjatës dhe Laura Nezhës si dhe ?Magjinë e Jozef Biderit?.Amfiteatri në Tiranë në 18 dhe 19 Maj do të rezervojë muzikë tradicionale nën titullin ?Hitet e veriut? e po ashtu edhe komedinë muzikore ?Prapaskenat e Fatit? nga Herion Mustafaraj.Publiku do të mund të shikojë në galerinë Kombëtare të arteve koleksionin interesant nga Jan Dibbets dhe ekspozitën e Sokol Beqirit.E në Qendrën për hapje dhe Dialog në kryeministri, nga mbrëmja e të premtes ekspozohet një koleksion me imazhe nga Shqipëria e viteve 20 dhe 30.Ndërsa për publikun e vogël, në teatrin e kukullave, trupa aktoriale nga Elbasani do të ngjisë shfaqjen ? Magjistari i Ozit.