Fundjava kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e së premtes premton një fundjavë me aktivitete. Nis me një koncert jazz-i në sallën Black Box të Akademisë së Arteve për të vijuar më tej me ekspozitën e Xhorxh Palit në Galerinë FAB. ?Udhëtimi vazhdon? është ekspozita që hap dyert e Galerisë së Akademisë së Arteve nw ora 18.00. Komedia e njohur e Daniel Fo-së, ?Rikonstruksioni i çiftit? vjen në sallën Çehov të Teatrit Metropol. Kjo shfaqje e nis rrugëtimin mbrëmjen e së premtes nën regjinë e Eliona Thomoraj dhe interpretimin e Herion Mustafarajt. Një tjetër komedi merr jetë në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli. ?I burgosuri i katit të 15-të?, një komedi brilante amerikane e viteve ?70, por që përkon tërësisht me aktualitetin e ditëve të sotme, vjen në skenë të shtunën në mbrëmje. Pas premierës së parë të teatrit të kukullave, ky institucion sjell shfaqjen e dytë të re për këtë vit. ?Domatja kërcimtare?, një shfaqje plot mesazhe për fëmijët vjen si alternativa më e re për publikun e vogël, i cili përtej shfaqjes ?Surprizat e pranverës?, përsëritur prej kohësh nga Cirku Kombëtar, nuk ka alternativa të tjera.