RTV Ora –Tension tek Unaza e re, banorët e Astirit përplasen me policinë

  • 5 years ago
#rtvora
Një ditë me tensione kjo e sotmja për banorët e "Astirit". Gjatë paradites banorët tentuan të bllokonin lëvizjen e kryeministrit Rama i cili do të shkonte në përurimin e një fabrike mielli. Policia u përpoq ti ndalonte dhe kjo shkaktoi përplasje mes tyre.

Banorët thonë se policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të zbrapsur protestuesit ndërsa disa foto të LSA-së tregojnë se protestuesit kanë goditur edhe me gurë drejt policisë. Në këtë moment policia shoqëroi 5 persona në ambientet e komisariatit nr 6. Të shoqëruarit janë banorë të Astirit por edhe ish deputeti demokrat Klevis Balliu. Kjo bëri që banorët të zhvendosin protestën para komisariatit nr 6 ku vazhdojnë të qëndrojnë edhe tani (ora 16: 43)

Nga përplasjet dy prej banoreve u transportuan ne spital pas shqetesimeve shendetesore.
Cfare ndodhi gjate dites

Ora 16:40: Banoret vijojne te qendrojne para komisariatit nr 6 ne pritje te lirimit te te arrestuarve. Shpesh ndermarrin dhe aksionin me bllokimin e rruges.

Ora 13: 30 Nga Unaza e Re, tensionet e banorëve të Astirit janë zhvendosur në Komisariatin 6, aty ku janë shoqëruar edhe 5 persona, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Banorët kërkojnë lirimin e të ndaluarve, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë.
Tension tek Unaza e re, banorët e Astirit përplasen me policinë, disa të shoqëruar në polici

Ora 12: 00 Tension tek "Unaza e re" në Tiranë. Banorët e Astirit dhe ish deputetë demokratë dolën të protestonin për të bllokuar rrugën kryeministrit i cili do të kalonte aty drejt fabrikës së miellit për një ceremoni përurimi.

Banorët jnë përplasur me policinë e cila ka synuar të mbajë rrugën hapur. Në vendngjarje shkuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të repartit "Shqiponja"

"Na shtyne, na dhunuan dhe na hodhen gaz lotsjelles. turp tu vije" tha nje protestuese. Dy banore humben ndjenjat dhe pas 30 minutave u moren nga ambulanca.

Ish deputetja demokratike Orjola Pampuri tha se protesta ishte paqësore dhe se policia e urdhëruar nga kryeministri po dhunon qytetarët.

"Ishte një protestë paqësore. Ku shkel ky palo kryeministër?! Kë dhunojnë?! Këta qytetarë që ruajnë prej 6 muaj shtëpitë e tyre këtë rrugë.. edhe ata (policët) po tu cënohej shtëpia minimumi do bëhej kështu.. hodhën gaz lotsjellës. Thjesht banorët donin ti prisnin rrugën Kryeministrit i cili vetëm burrë nuk është"

Nje banore thote: "Kemi 25 vite që jetojmë këtu, Aty janë bërë pallatet dhe u janë dhënë kompensim, ne të dalim në rrugë të madhe nuk mund të ndodhë."

Policia ka shoqëruar në komisariat edhe ish deputetin Klevis Balliu.

"Edi Rama është në ditët e tij të fundit dhe përdor policinë kundër popullit" tha ish deputeti demokrat, Gazmend Bardhi.

Shoqërimin e Klevis Balliut, Balliu e quajti 'hakmarrje të pastër politike"

"Sot në burg duhej të ishin ata që me projektin korruptiv tentuan të vidhnin të paktën 20 milionë euro. Klevis Balliu ka qneë në mbështetje të banorëve" tha Bardhi.

Nje banor tha: "Kemi dalë për s...

Recommended