Ora News - Tensione tek Unaza e Re, banorët përplasen me policinë pasi prishën rrethimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora 17: 45 Policia ka shoqëruar 6 protestues

Protestuesit thonë se policia ka shoqëruar 6 persona, mes tyre dhe një 17 vjeçar.

"Mos na provokoni, lironi çunat", janë disa nga thirrjet e banorëve.

Ora 17:40 Balliu: Nuk ua ka fajin policia!

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, i pranishëm në protestë, u ka bërë thirrje banorëve të mos krijojnë incidente me policinë.

Balliu: Nuk e ka fajin policia, asnjëri prej jush këtu nuk e ka me policinë e shtetit.Ju doni shtëpitë tuaja, jeni në të drejtën tuaj, u mbron ligji, u mbështesin qytetarët shqiptarë. Por fajin nuk jua kanë këta policë që janë këtu duke bërë detyrën e vet, mos krijoni përplasje me policinë e shtetit, janë në mbështetje tuaj për t'ju mbrojtur ju.

Nëse ka të shoqëruar dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë do të mbahet përgjegjësi. I bëj thirrje policisë së shtetit të tërheqë këta trupa këtu për të normalizuar situatën. Kemi informacion që janë shoqëruar disa persona, i kërkojmë policisë së shtetit ti lirojë urgjentisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokohet-serish-rruga-tek-unaza-e-re-banoret-na-ka-ikur-truri-rama-ti-vere-gishtin-kokes

Recommended