Presidencialet, vendimtare komunat shqiptare

  • 5 years ago
Ashtu siç pritej, dallimin në zgjedhjet e mbrëmshme e bëri votuesi shqiptar. Siljanovska nuk arriti ta bind komunitetin shqiptar që të votoj për VMRO DPMNE-në, e partinë opozitare nuk e përkrahi asnjë parti shqiptare.  Dallimi mes Siljanovskës dhe Pendarovskit vetëm në komunat ku dominante është popullata shqiptare, ishte 81 848 vota në favor të kandidatit të shumicës. E këtë shumicës, Siljanovska nuk arriti ta mbërrij me fitoret në komunat Maqedonase, ku dallimi mes saj dhe  Pendarovskit ishte i vogël.

Vetëm në Tetovë, Çari, Gostivar dhe Saraj, dallimi në të mirë të Pendarovskit ishte 37 767 vota. Pendarovski fitoi bindshëm edhe në Likovë, Strugë, Bogovinë e Vrapçishtë. Siljanovska dallimin më të madh e bëri në Gazi Babë, Veles dhe Kavadar, kur u mund Pendarovski me mbi 3mijë vota dallim.

Edhe OSBE doli me raportin për raundin e dytë, të cilin e cilësuan si mirë të organizuar, ku qytetarët kishin mundësi që të zgjedhin për kënd do të votojnë lirshëm.

Corien Jonker ? OSBE/ODIHR :Procesi zgjedhor gjatë ditës së djeshme ishte mirë i organizuar dhe jo vetëm kjo, por edhe i qetë dhe paqësor. Të dy ditët zgjedhore treguan se sa shumë mund të arrihet kur ka vullnet të punohet nëpërmjet spektrave të ndryshme politike dhe grupeve të ndryshme etnike.

Përfaqësuesit e OSBE-së thanë që i kanë pranuar ankesat nga opozita dhe po i hetojnë rastet, kurse me disa nga ato po merret edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Tv Klan

Recommended