“Presidencialet”, partitë nuk zbulojnë emrat e kandidatëve

  • 5 years ago
Listë e gjatë e kandidatëve për president. Ndërsa partitë e mëdha akoma nuk zbulojnë emrat për garën presidenciale, partitë më të vogla veçme kanë caktuar kandidatët e tyre. Një ndër ta është edhe Amdi Bajram, i nominuar nga Lidhja e Romëve. Në LSDM ende vazhdojnë anketat e brendshme. Në VRMO komisioni po shqyrton 8 kandidaturat. PDSH-ja nuk do të ketë kandidat. BDI-ja ende është në pritje të rrjedhës së bisedimeve për kandidat të përbashkët me partitë shqiptare. Kandidatët e mundshëm janë duke i shqyrtuar edhe Besa dhe Aleanca.

Recommended