RTV Ora - Rikthehet kultivimi i orizit në Zadrimë pas tre dekadash

  • 5 years ago
#rtvora

Pas tre dekadash në Zadrimë rikthehet kultivimi i orizit. Vëllezërit Anton dhe Altin Prenga kanë testuar mbjelljen e kësaj kulture në një sipërfaqe të vogël dhe nëse nisma do të ketë sukses, kultivimi do të shtrihet në sipërfaqe më të mëdha.

Në këto toka të Zadrimës, për herë të parë pas 30 vitesh do të kultivohet oriz.

Nisma është ndërrmarë nga vëllezërit Altin dhe Anton Prenga, të cilët po testojnë mbjelljen e orizit në sipërfaqe të vogla.

Anton Prenga: ?I kemi mbushur me ujë. Tani po bëjmë turbullimin e ujit. Fara duhet të qëndrojë katër ditë nën ujë në mënyrë që embrioni i orizit të fillojë e të çelë.?

Kultivimi i kesaj kulture kërkon një punë të kujdesshme. Altin Prenga tregon vështirësitë që nisin me gjetjen e farës e vazhdojnë me përshtatjen e terrenit.

Altin Prenga: "Që nga sistemi i vaditjes nuk ishte e thjeshtë ta organizoje. Këto janë vetëm 4000 metra dhe mund të prodhojë rreth 20 kuintal. Mbulon restorantet, nuk është për treg normalisht. Por është diçka interesante. Ne e kemi pasion tokën e bujqësinë dhe na pëlqejnë eksperimentet e reja.?

Prenga thotë se nisma e tij mund të shihet si një mundësi sipërrmarje edhe nga biznesmen të tjerë.

Para viteve 1990 zona e Shkodrës dhe Lezhës kanë kultivuar orizin për tregun vendas duke dhënë rendiment të lartë. Prodhimi i kësaj kulture u ndërpre pas rënies së sistemit komunist ndërsa nevojat e konsumit plotësohen nga importi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rikthehet-kultivimi-i-orizit-ne-zadrime-pas-tre-dekadash

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended