Pas 17 vitesh, Kapedani rikthehet në Tiranë me një koncert jazz- RTV Ora News- Lajmi i fundit-

  • 9 years ago
Pianisti shqiptar Markeljan Kapedani rikthehet pas 17 vitesh në Tiranë për të promovozuar muzikën e tij Jazz. "Tirana jazz and world music festival" , një festë e vërtetë do të nisë sot në orën 19:00 në skenën pranë Katedrales Ortodokse dhe do të performojnë edhe Ein Orges Duo, Keli Band, Nesim Maxhuni Quintet.
I ftuar në "Mëngjes Express", në emisionin e moderatores Eva Idrizllari në televizionin Ora News, pianisti shqiptar rrëfen jetën dhe karrierën muzikore në Itali dhe tani së fundmi në Zvicër.
Kapedani tregon se iku nga Shqipëria që prej 1997 dhe karrierën e tij të nisur fillimisht si pjesë e orkestrave të ballove në veri të Italisë, një punë që i duhej për të mbajtur veten me bukë.
Në një moment më "iku petlla" thotë ai duke qeshur dhe më pas përfshihet në një ambient muzikor ku njihet me muzikantë të njohur italianë si Fausto Reali, Iva Zanici dhe filloi më pas të luajë një muzikë tjetër.
Një producent Italian kishte kontaktuar me të për të bërë diskutin e parë "Balkan piano", pjesërisht kompozime për piano forte dhe muzikë valle shqiptare. Në maj 2008 doli disku i tij i parë "Balkan Piano", që u pasua me albumin e dytë "Balcan Pop".
Mos humbisni rrëfimin e Kapedanit për jetën e tij mes Italisë e Zvicrës, si dhe për dy disqet "Balkan Piano" dhe "Balcan Pop". Në festivalin e sotëm të jazzit do të performojnë edhe Ein Orges Duo, Keli Band, Nesim Maxhuni Quintet, Markelian Kapidani Balkan Bop Duo dhe Blla Blla Blla.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/