RTV Ora - Kërkohej nga Belgjika, kapet “skifteri” nga Kurbini

  • 5 years ago
#rtvora
Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia belge për vjedhjen e banesave dhe pronave është kapur në Kurbin nga task forca ?antiskifer? pranë Policisë së Shtetit.

Arrestimi i 27-vjeçarit me inicialet E.K është kryer në kuadër të operacionit të koduar ?Adriatiku?, pasi rezulton me masë sigurie ?arrest me burg? nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë.

Operacioni i të dielës vjen në vazhdën e zhvillimeve policore me bashkëpunim ndërkombëtar, si pjesë e operacionit të koduar ?Pikaso?, për goditjen e një grupi kriminal hajdutësh në Belgjikë, rezultat i të cilit janë 8 të arrestuar, 3 prej të cilëve në Shqipëri.

Vitin e kaluar në datë 30 mars u arrestuan 8 shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Grupi kriminal grabiste banesa dhe të prona në Belgjikë. Aktiviteti kriminal ushtrohej në Belgjikë ku thyenin banesat dhe biznese dhe më pas grabisnin sendet me vlerë. Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin.

27-vjeçari i arrestuar si pjesë e këtij grupi akuzohet për veprat penale të ?vjedhjes më shumë se një herë?, ?grup i strukturuar kriminal? dhe ?kryerja e veprave kriminale nga një grup i strukturuar kriminal?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kerkohej-nga-drejtesia-belge-3-vepra-kriminale-arrestohet-27-vjecari
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended